Kënga fituese

Festivali 37

Albëri Hatërgjonaj

Festivali 37 i Këngës në RadioTelevizion

  • 1998Viti
  • 37Edicioni
  • 36Këngë në garë

Realizuesit

Vendi i zhvillimit
Pallati i Kongreseve
Udhëheqësi artistik
Zhani Ciko
Regjisori
Petrit Bozo
Prezantuesit
Gazmend Gjoka, Inis Gjoni, Hygerta Sako, Luigj Gurakuqi Jr.
Kryetari i jurisë
Avni Mula
Dirigjenti
Ferdinand Deda, Alfred Kaçinari, Ardian Hila, Edmond Zhulali
Orkestra
Orkestra Simfonike e Radio Televizionit
Skenografi
Bashkim Zahaj, Leka Doko
Koreografi
Arian Sukniqi

Festivali i 37-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor te vitit 1998. Ishin 36 këngë konkurruese, prej të cilave kënga fituese e çmimit të parë u shpall “Mirësia dhe e vërteta” e kenduar nga Albëri Hatërgjonaj. Muzika nga Luan Zhegu, Teksti nga Arben Duka. Kënga fituese u përshtat mjaft mirë me situatën e rëndë në Kosovën e atyre viteve duke dashur të jetë një mbështetje e një ngritje morali, por dhe njëherësh një sensibilizim për gjendjen.