Kënga fituese

Festivali 4

Tonin Tërshana

Festivali 4 i Këngës në RadioTelevizion

  • 1965Viti
  • 4Edicioni
  • 20Këngë në garë

Realizuesit

Vendi i zhvillimit
Instituti i Lartë i Arteve
Udhëheqësi artistik
Nikolla Zoraqi
Regjisori
Luigj Gurakuqi Jr.
Prezantuesit
Drita Bardhi, Bujar Kapexhiu
Dirigjenti
Ferdinand Deda
Orkestra
Radiodifuzioni
Skenografi
Shaban Hysa

Në Festivalin e IV të Këngës në Radio, dërguan krijimet e tyre rreth 51 kompozitorë. Juria e pa të udhës që në të, të përfshihen vetëm 20 prej tyre. Ky edicion u mbajt më datat 24, 25, 26 dhjetor të vitit 1965. Kënga triumfuese e këtij viti është “Të dua o Det”, kënduar nga Tonin Tërshana, kompozuar nga Tonin Harapi. Në përgjithësi këngët e këtij festivali ishin këngë të bukura, të pëlqyera, rinore, me pak politizime…Për herë të parë në këtë festival u shfaq në skenë Maestro Ferdinand Deda, dirigjenti që do të zotëronte festivalet tona për tri dekada, duke qenë njëherësh kompozitor, por edhe fitues i disa çmimeve. E madhërishme u cilësua kënga “Valsi i Lumturisë” kënduar nga Vaçe Zela, kompozuar nga Avni Mula, e cila u vlerësua me çmimin e tretë në këtë festival.