Kënga fituese
Kejsi Tola
Festivali 47 i Këngës në RadioTelevizion
- 2008Viti
- 47Edicioni
- 19Këngë në garë
Realizuesit
- Vendi i zhvillimit
- Pallati i Kongreseve
- Drejtori artistik
- Pirro Cako
- Regjisori
- Pali Kuke
- Prezantuesit
- Elsa Lila, Julian Deda, Gentian Zenelaj
- Dirigjenti
- Jetmir Barbullushi,Selim Ishmaku,Shpëtim Saraçi,Gridi Kraja,Oleg Arapi Orkestra Simfonike e Radio Televizionit
- Skenografi
- Bashkim Zahaj
Festivali i XLVII-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 19, 20 dhe 21 dhjetor te vitit 2008. Ishin 20 këngë konkurruese, prej të cilave kënga fituese e cmimit të parë u shpall “Më merr në ëndërr” e kënduar nga Kejsi Tola, Muzika Edmond Zhulali, Teksti nga Agim Doçi, orkestruar nga Edmond Zhulali. Përmes një formule të ideuar nga drejtori artistik Pirro Çako, të gjitha këngët u kënduan përgjatë tri netëve, duke eliminuar procesin e vështirë të seleksionimeve për finale, por edhe “zhdukjes” së këngëve që këndoheshin vetëm një herë në festival. Natën parë e të tretë këngët u kënduan live, ndërsa në të dytën, këngët u ofruan të regjistruara, të riorkestruara dhe nën shoqërinë e një këngëtari, apo një grupi tjetër. Komoditeti i regjistrimit i çliroi këngëtarët nga emocionet dhe la më shumë mundësi për performancë artistike.