Kënga fituese

Festivali 48

Juliana Pasha

Festivali 48 i Këngës në RadioTelevizion

  • 2009Viti
  • 48Edicioni
  • 37Këngë në garë

Realizuesit

Vendi i zhvillimit
Pallati i Kongreseve
Drejtori artistik
Selim Ishmaku
Regjisori
Osman Mula
Prezantuesit
Alban Skënderaj, Miriam Cani
Dirigjenti
Jetmir Barbullushi, Oleg Arapi, Selim Ishmaku, Gridi Kraja
Orkestra
Orkestra Simfonike e Radio Televizionit
Skenografi
Carlo Cane

Festivali i 48-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 24, 25, 26 dhe 27 dhjetor te vitit 2009. Ishin 36  këngë konkurruese, prej të cilave kënga fituese e cmimit të parë u shpall “Nuk mundem pa ty” e kënduar nga Juliana Pasha, Muzika Ardit Gjebrea, Teksti nga Ardit Gjebrea&Pirro Çako, orkestruar nga Shpëtim Saraçi. Në këtë festival risi ishte ndarja e artistëve në grupime. Nata e grupit të mëdhenjëve siç u quajt gjysëm-finalja e parë u mbajt më 24 dhjetor, 2009, e udhëhequr nga Alban Skenderaj dhe Miriam Cani. Në këtë natë morën pjesë gjithej 18 këngë. Gjysëm-Finalja e dytë u quajt Nata e grupit të rinjëve meqë RTSH i dha mundësinë talentëve të rinjë që s’kishin dalur kurr në TV, dhe që ishte hera e parë dhe kënga e parë ti jepte mundësinë të performonin në Festivalin e Këngë. Gjithej konkuruan 18 këngë. Në natën e 3-të u kënduan këngë nga pjesmarrësit me një apo dy këngëtarë tjerë që ata zgjdhnin, më së shumti kanë qenë kompozitorët apo teksshkruesit që ishin duetet e pjesmarrësve. Finalja u mbajt më 27 Dhjetor, 2009 në Tiranë. Finalja ishte e njejtë për nga drejtuesit dhe konkuronin 20 këngë.