Kënga fituese

Festivali 8

David Tukiçi

Festivali 8 i Këngës në RadioTelevizion

  • 1969Viti
  • 8Edicioni
  • 21Këngë në garë

Realizuesit

Vendi i zhvillimit
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit
Udhëheqësi artistik
Nikolla Zoraqi
Regjisori
Albert Minga
Prezantuesit
Elisabeta Vasili, Kiço Fotiadhi
Dirigjenti
Ferdinand Deda, Ermir Krantja
Orkestra
Radiodifuzioni

Më 24, 25, 26 dhjetor të vitit 1969 u realizua Festivali i VIII i Këngës në Radio, në Teatrin e Operas dhe Baletit, Tiranë. Ky vit solli ndryshime në krijimtari por edhe në organizim. Në të u kënduan 21 këngë të reja nga 12 këngëtarë të rinj e të vjetër, në dy interpretime dhe në tri netë.  Çmimi i parë ju dha këngës “Dhuratë për ditëlindje”, e kënduar nga David Tukiçi, i cili mbetet në historinë e festivaleve ndër konkurrentët më të vegjël në moshë. Kënga e kompozuar nga Nikolla Zoraqi dhe poet Fatos Arapi, mbetet ende një ndër këngët më të njohura të historisë së muzikës së lehtë shqiptare.