Festivali i 37-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor te vitit 1998. Ishin 36 këngë konkurruese, prej të cilave kënga fituese e çmimit të parë u shpall “Mirësia dhe e vërteta” e kenduar nga Albëri Hatërgjonaj. Muzika nga Luan Zhegu, Teksti nga Arben Duka. Kënga fituese u përshtat mjaft mirë me situatën e rëndë në Kosovën e atyre viteve duke dashur të jetë një mbështetje e një ngritje morali, por dhe njëherësh një sensibilizim për gjendjen.