Festivali 13 1974

Fituese

Alida Hisku

  • 1974Viti
  • 13Edicioni
  • 24Këngë në garë

Arta Dade dhe Esat Teliti ishin prezantuesit e Festivalit të 13-të të Këngës në Radio Televizion. Në datat 27, 28, 29 dhjetor 1974, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit u zhvillua ky festival prej të cilit u shpall fituese, këngëtarja Alida Hisku.  Për të ishte festivali i katërt që merrte pjesë dhe ky çmim i parë edhe pse në moshë shumë të re, vlerësoi mjaft këngëtaren. Sa i takon politizimit të krijimtarisë edhe në këtë festival ishte e pashmangshme ndikimi prej sistemit sociorealist. Në festival u kënduan 24 këngë, 12 në çdo natë, të kënduara në 2 variante nga këngëtarët pjesëmarrës. Kënga fituese u vlerësua “Vajzat e fshatit tim”, me muzikë nga Enver Shëngjergji dhe teksti nga Zhuljana Jorganxhi.