Festivali 24 1985

Fituese

Parashqevi Simaku

  • 1985Viti
  • 24Edicioni
  • 1Këngë në garë

Në datat 24, 25 dhe 26 dhjetor të vitit 1985, u mbajt Festivali i 24-t i Këngës në Radio Televizion. Udha e këtij rrugëtimi artistik të festivalit sa vjen e bëhet më e bukur. Liria e mendimit, e krijimtarisë, e të shkruarit prekte çdo vit e më shumë këtë ngjarje të bukur të muzikës së lehtë shqiptare. Parashqevi Simaku, një ndër zërat më të preferuar të viteve ’80, u bë fituese e këtij edicioni të festivalit të këngës… në këtë edicion, kënga triumfuese mes 32 këngëve konkurrente, u shpall “Në moshën e rinisë”, kompozuar nga Vladimir Kotani, shkruar në tekst nga Arben Duka. Prezantimi i këtij festivali iu besua një prej aktoreve më të suksesshme të kinematografisë shqiptare, Yllka Mujo.