Festivali 27 1988

Fituese

Parashqevi Simaku

  • 1988Viti
  • 27Edicioni
  • 28Këngë në garë

Festivali i 27-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 23, 24, 25 dhjetor të vitit 1987, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në Tiranë. Parashqevi Simaku rikthehet përsëri në podium, duke u vlerësuar sërish me çmimin e parë. Kësaj here me një këngë të kompozuar nga krijuesi i ri, Pirro Çako. Zëri i këngëtares Parashqevi Simaku vlerësohet nga kritika, me cilësi të larta interpretative, por edhe nga publiku. Në këtë festival morën pjesë 28 këngë konkurruese, ku më e bukura u shpall “E duam Lumturinë”. Teksti i shkruar nga Agim Doçi .