Fest 63 - "Djemtë e Detit": Mos ju kaptë zjarri i moshës së mesme, se ju djeg fare
  • e enjte, 19 dhjetor 2024

Fest 63 - "Djemtë e Detit": Mos ju kaptë zjarri i moshës së mesme, se ju djeg fare

Edhe grupi i famshëm i muzikës rock gjatë viteve ’90, "Djemtë e detit", ka ndarë emocionet pas performancës në Fest 63. Ata gjatë një bisede në këndin Fest 63’ me moderatorët Andri Xhahu dhe Alesia Burnazi, u shprehën u ndjenë shumë mirë gjatë performancës së tyre skenike dhe se u kishin munguar emocionet nga festa e Festivalit.

“E shijuam sepse kishte emocione artistike. Sa më shumë vite kalojnë, aq më shumë shtohen emocionet tona. Publiku ishte shumë dashamirës. U emocionuam që kishte dhe pak nga kënga ‘Sa shumë që kam gabuar’. Orkestra ishte super dhe ndjehemi mirë. Ne e shikojmë veten në finale të Fest 63. Ju themi se të mos ju kapë zjarri moshës së mesme, sepse të djeg fare. Kishim shumë miq tanë në sallë që na motivuan akoma më shumë. Por  mund të themi se më mirë na pritën ata që nuk na njohin se sa ata që na njohin.”, thanë anëtarët e grupit “Djemtë e Detit”.

/rtsh.al/