Eurovision 2023/ “DUJE” nis zyrtarisht turneun promovues
Albina dhe Familja Kelmendi ka surprizuar publikun në Varshavë, duke performuar live këngën #DUJE me një përkrahje të jashtëzakonshme nga i gjithë publiku pjesëmarrës të cilët njëzëri kanë kënduar refrenin saj. Le të shpresojmë që turneu në vijim të jetë po kaq i zjarrtë sa në nisje të tij.
Për të gjithë publikun dhe fansat e eurovizionit, turneu i Albinës dhe Familjes Kelmendi do të vazhdojë sonte, me performancën në Tel Aviv, Izrael dhe më 14 prill në Holandë, Amsterdam.
“Duje” mori zemrat e publiku për mesazhin që përcjellë, ku kënga flet për ndarjen e anëtarëve të familjes dhe i bën jehonë bashkimit të tyre.
Albina dhe Familja Kelmendi u shpallën fitues për të përfaqësuar shqiptarët në Eurovision Song Contest 2023 në Liverpool, Mbretërinë e Bashkuar.