Kamela ISLAMAJ - Më ngjyros

Biografia


Ndonëse në moshën 5 vjeçare, dëshira e saj ishte të bëhej pianiste, profesion për të cilin po studionte që në atë moshë, Kamela Islamaj u rrit duke u kthyer në një nga këngëtaret më impresionuese shqiptare…

\n

Dalja e saj skenike daton në prill të vitit 2005 në “Ethet e së premtes mbrëma” duke u afirmuar si një nga zërat më të mira të rrymës Pop dhe RocknRoll në vend.

\n

Menjëherë pas kompeticionit, Kamela u rekrutua nga programe të ndryshme televizive, ku për 14 vite u rrit artistikisht duke u kthyer në një: Rockstar! Pas një eksperience të shkëlqyer si vocal coach në The Voice për 8 vite, Kamela kthehet në Festivalin e Këngës pas 8 vitesh mungesë.

\n

Skenën e Festivalit e preku për here të parë në vitin 2009 me “Gjëra të thjeshta”, më pas u rikthye në vitin 2010 me “Jetova për dy” dhe në vitin 2011 me “Mbi yje”… ndërkohë viti 2019 do ta sjellë Kamelën në Festivalin e 58-të të RTSH siç askush nuk e imagjinon!

Këngët Konkurruese