Sara BAJRAKTARI - Ajër
Biografia
Sara është “e vogla” e Festivalit të Këngës e kjo për shkak të moshës së saj fare të re.
Ndonëse mbi supe ka vetëm 15 vite, Sara numëron një sërë daljesh në skenë me të cilat na ka mahnitur të gjithë.
Dalja e saj e parë ishte në vitin 2011 në Perform Fest. Ajo spikati për vokalin e saj pop/blues në Junior Eurosong 2017, ku doli me çmimin e dytë.
Mosha e saj e vogël s’e ka penguar Sarën të tregojë jo vetëm një vokal unik, por edhe kontroll e teknikë në të kënduar, që shpesh herë na ka lënë gojëhapur.
Festivali i 58-të i Këngës në RTSH është edicioni i parë i Sarës në eventin muzikor të vitit e me siguri do të jetë me këmbë të mbarë!