Netët e Festivalit

Festivali i 58-të i Këngës çel siparin në datën 19 dhjetor në Pallatin e Kongreseve

\n

Në një shfaqje prej më shumë se 120 minuta, 10 konkurrentë do të performojnë këngët e tyre pjesëmarrëse në një skenë gjigande e me standarde evropiane

\n

Të kuruar deri në detaje, të 10 artistët do të kenë mundësi të dhurojnë për publikun shqiptar një spektakël të vërtetë

\n

Suprizat nuk do të mungojnë në natën e parë të festivalit, por këto do t’i zbuloni në orën  21:00, në datën 19 dhjetor!

Në datën 20 dhjetor, 10 konkurrentë të tjerë të Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH do të ngjiten në skënën e Pallatit të Kongreseve për të përmbyllur dy netët gjysmëfinale

\n

Ashtu sikurse natën e parë, i gjithë spektakli i natës të dytë do të rezervojë për publikun surpriza dhe pjesë humoristike, të cilat do ta bëjnë një natë të paharrueshme

\n

E vetmja gjë që ju mund të bëni është të blini biletat dhe të prisni datat 19, 20 dhe 22 dhjetor 2019!  

Nata finale e Festivalit të Këngës, Edicioni i 58-të i tij, do të mbahet më 22 dhjetor 2019, në sallën e Pallatit të Kongreseve, Tiranë

\n

 

\n

Prej 20 konkurrentëve pjesëmarrës, do të përzgjidhet fituesi i këtij edicioni, i cili më tej do të përfaqësojë Shqipërinë, në Festivalin Evropian të Këngës “ Eurovision Song Contest 2020”, në Holande

\n

Një spektakël madhështor, do të kulmojë në këtë natë finale të Festivalit të Këngës, me emocione dhe surpriza për të gjithë spektatorët dhe teleshikuesit

Të ftuar special në një show live!

\n

 

\n

Të kënduarit live do të shoqërohet nga Orkestra Simfonike e RTSH-së, e cila si cdo vit është elementi më i bukur i cdo këngëtari në skenë

\n

Fituesi në këtë ngjarje të rëndësishme të muzikës së lehte shqiptare, Festivali i 58-të i Këngës, do të prekë skenën e Festivalit Evropian të Këngës, në Holandë