Vesa Smolica u ngjit në këtë natë të dytë të Fest 63 me këngën “Lutem”, duke dhuruar një performancë plot energji.
Në “Këndin e Fest 63”, ajo foli për magjinë që ndjeu në skenë dhe ngrohtësinë me të cilën e priti publiku.
“Unë te vetja gjithmonë kam besim dhe së pari duhet të besosh te vetja dhe më pas të dalësh atje dhe të ndezësh skenën. Kur del në skenë është magji e vërtetë, është ajo ngrohtësia e publikut që t’i heq ato emocionet negative dhe merr mbrapsht ato pozitive. Nuk ka ndjenjë më të bukur, unë kam lindur për skena të mëdha të live. Më bëhet qejfi që kjo performancë ka për t’u dokumentuar, shpresoj që i kam marrë zemrën publikut dhe për mua kaq mjafton”, tregoi këngëtarja.
/rtsh.al/