Në natën e Nostalgjisë në Fest 63, krijimtaria e poetit Arben Duka u risoll me emocione të jashtëzakonshme përmes këngës “Mirësia dhe vërteta”, e kënduar nga Arbëria Hadërgjonaj në festivalin e 37.Ky moment i veçantë u shoqërua me interpretimin e fuqishëm të aktores Elia Zaharia, e cila i dha jetën mesazhit të poezisë së Dukës, duke emocionuar të pranishmit.
Zaharia, e njohur për karrierën e saj si aktore dhe këngëtare, shprehu emocionet e saj të dyfishta në skenë, pasi shumë vite më parë kishte qenë pjesë e grupit muzikor Spirit Voice.
Aktorja theksoi se emocionet që ajo ka përjetuar në këtë skenë janë të pazëvendësueshme, duke nënvizuar se asnjë nga përvojat e saj të tjera artistike nuk mund të krahasohet me këtë rikthim në skenën e festivalit.
“Kanë qenë emocione të pa përshkruara nga kjo skenë. Nëse do i përmblidhja të gjitha performancat e mia si këngëtare dhe aktore, nuk do e zëvendësojnë emocionet që më ka ardhur kjo skenë”, tha ajo.
/rtsh.al/