Nga: Andi Vrapi
Pas një viti të gjatë prurjesh muzikore nga artistë të ndryshëm, Festivali i Këngës është eventi që përmbyll në mënyrën më festive të mundshme të gjithë krijimtarinë artistike shqiptare.
Për 58 vite, Festivali i Këngës qëndroi eventi më i rëndësishëm muzikor në Shqipëri duke ngjitur emrat ët rinje të vjetër, njëri prej të cilëve ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.
Këtë edicion të 58-të, Festivali nuk do të jetë vetëm pista prej nga ku niset kënga përfaqësuese në Eurovizion, por do të jetë një burim hitesh dhe këngësh që do të mbeten në shijet dhe në vëmendjen e publikun këtë dhjetor e deri në dhjetorin tjetër.
Më poshtë po ju rendisim 5 arsyet pse ky edicion i Festivali të Këngës do të jetë, jo vetëm eventi i vitit, por edhe i dekadës.
Emrat më “IN” të muzikës bëhen bashkë në një skenë!
Kur mësuam listën e pjesëmarrësve në festival të gjithë u shtangëm pak dhe kjo sepse e kishim të vështirë të përtypnim faktin se emrat më të mirë dhe më “in” të momentit janë mbledhur në një skenë të vetme.
Secili në zhanerin e tij është ndër më të suksesshmit dhe kjo nuk çështje e hapur për debat.
Albërie Hadërgjonaj dhe Eli Fara, të cilat mbajnë mbi supe dekada histori muzike, Arilena Ara dhe Elvana Gjata, të cilat janë kthyer në idhujt e të rinjve shqiptarë kudo ku ata janë, Olta Boka, e cila rikthehet si një ish-kampione e festivalit dhe një nga prezantimet më dinjitoze në festival do të konkurrojnë krah për krah.
Nga ana tjetër, Bojken Lako dhe Renis Gjoka, dy nga rockerët më të mirë shqiptarë nuk e kanë aspak problem të ndajnë të njejtën skenë me dy nga reperat më cool dhe ndër më të pëlqyerit, Stresin dhe Kastron. Ashtu sikurse, dy nga zërat e rinj të X Factor, Kanita dhe Aldo Bardhi do të jenë përballë dhe bashkë njëkohësisht me dy nga zërat e The Voice Kids, Wendi Mancaku dhe Sara Bajraktari.
Gena, nga ana tjetër, një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës folk shqiptare do të ndajë skenën me Genc Tukicin, pianistin e famshëm shqiptaro-francez të njohur ndërkombëtarisht e të dy do t’i këndojnë vendit të tyre të lindjes.
Robert Berisha, Devis Xherahu dhe Valon Shehu, të fundit jo nga rëndësia, por nga diferenca mes njëri tjetrit, do të bashkohen bashkë në skenën e Festivalit të Këngës.
Jo vetëm balada…
Historikisht, nëpër festivalet kombëtarë këngëtarët në shumicën e rasteve paraqiteshin me balada, për shkak se ky format i jep më shumë siguri artistit për një përfaqësim dinjitoz dhe më pak probleme.
Por në këtë edicion të Festivalit të Fundvitit, do të keni mundësi të reflektoni dhe të prekni telat e zemrës me baladat e Albëries, Arilenës, Oltës, Gencit dhe Nadias, Sarës apo Kastros, ama nga ana tjetër do të çoheni në këmbë e do të kërceni si t’ua dojë shpirti me Genën, Erën, Elin e Stresin, Tirin, Elvanën apo Aldon.
Se çfarë do të bëni me Bojkenin, Kamelën, Devisin, Uendin, Renisin dhe Valonin, do t’jua lëmë surprizë.
Do të jetë (mani)Festi e të shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes!
Ky Festival i është besuar këtë vit dyshes së njohur, Vera Grabocka – Alketa Vejsiu, të cilat jo vetëm janë dyshja televizive më e suksesshme, por në to përplasen dhe bashkohen breza dhe rryma të ndryshme.
Ashtu si në këtë binom, edhe përgjatë netëve të festivalit do të kemi një takim dhe përplasje mes të shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes.
E shkuara do të rikthehet me historinë e këtij eventi dhe me emrat që kanë bërë histori në muzikën shqiptare ndër dekada,
E tashmja do të shfaqet me emrat që do të ngjiten në skenë për të përformuar… konkurrentë ose jo.
E ardhmja do të jetë e ngjizur me trendet e reja që Festivali i 58-të do të sjellë në tregun muzikor shqiptar.
Florent Boshnjaku
Këtu nuk zgjodha të shkruaja më shumë se emrin e Florent Boshnjakut sepse kam besimin se me këtë emër i kam thënë të gjitha.
Florent Boshnjaku është një aset i çmuar i muzikës shqiptare, brenda dhe jashtë kufinjave, që përveçse ka sjellë vit pas viti hite për artistë të rinj e të vjetër, të huaj e shqiptare dhe ka shkruar më shumë se një faqe historie në muzikën shqiptare.
E gjithë muzika që do të luhet live në Pallatin e Kongreseve do të kalojnë nën sitën dhe me firmën e Boshnjakut.
Kur t’ju duhet të bëni replay vazhdimisht këngët live në festival, fajësoni Florent Boshnjakun!
FiK mes Grammys dhe San Remo
Kur mendojmë për një event muzikor gati-perfekt kemi në mendje Grammy Aëards apo San Remon. Kjo për shkak të produketeve muzikore, produksionit cilësor dhe surprizave gjatë shoë-t që na bëjnë t’i kthejmë sytë andej.
Ndonëse eventet muzikore në vend janë përpjekur t’i përafrohen, duket se edicioni i 58-të i Festivali të Këngës ia arriti qëllimit.
Me një produksion shqiptaro-italian, më të tilla prurje muzikore, me performancat dhe orkestrën e Radiotelevizionit Shqiptar dhe me shoën e përgatitur nga produksioni data 19. 20 dhe 22 dhjetor do t’i shënoni në kalendar.
Përveç Eleni Foureirës, publiku shqiptar do të ketë mundësinë të këtë pranë tij emra të tjerë të njohur shqiptarë e të huaj, të shpërndarë në të treja netët.
…dhe po, këtë mund ta merrni si paralajmërim!
Bëni mirë të siguroni biletat tuaja për datat 19, 20 dhe 22 dhjetor sepse nuk do të donit aspak të humbisni eventin muzikor të dekadës!