Ronaldo Mesuli me këngën ‘N'zemër’, ka përcjellë live edhe emocionet e babait të tij, në një lidhje telefonike që ai zhvilloi në prapaskenat e Fest 63 me moderatorët Andri Xhahu dhe Alesia Burnazi. Sipas Mesulit, prindërit e tij janë ata që e presin me shumë emocion të veçantë përfaqësimin e tij në fest 63.
“Kam më shumë emocione me ju këtu se sa në skenë. Është magjike që shoh sallën e mbushur të Festivalit, pasi për mua është hera e parë që marr pjesë. Duhej të fokusohesha te kufjet dhe nuk arrija të përqëndrohesha, por isha vërtetë shumë i emocionuar.”, tha Mesuli, i cili më pas bëri edhe një lidhje live telefonike me babain e tij që i thërriste ‘Tata’.
Gjatë bisedës së shkurtër me moderatorin Xhahu, babai i Mesulit tha: “E kanë pritur mirë këngën e Ronaldos. Jam shumë i kënaqur dhe shumë i surprizuar.”