Cili është detaji fatsjellës i bojken lakos këtë vit në festival?
  • e hënë, 18 nëntor 2019

Cili është detaji fatsjellës i bojken lakos këtë vit në festival?

Një nga emrat më të njohur që rikthehet këtë edicion të Festivalit të Këngës në RTSH është edhe Bojken Lako.

Nga burime pranë produksionit të festivalit mësohet se Bojken Lako këtë herë do të ketë një detaj fatsjellës në konkurrim.

Bëhet fjalë për syzet vintage që Bojken do të mbajë në “firmën” e tij në festival, syze këto që i përkisnin gjyshit të tij në vitin 1880.

Syzet kanë kaluar nga stërgjyshi i Bojken te vetë Bojkeni me një ndryshim të vetëm në xhamin e syzeve në vitin 1995 dhe kjo është hera e parë që këngëtari i mban në një dalje skenike.

Bojken Lako ka ditur gjithmonë të jetë “extra” në daljet e tij, por këtë herë duket se fati do ta ndjekë me të vërtetë nga pas.