Në datat 17-20 dhjetor, Fest 65 në RTSH ngre siparin e ngjarjes më të rëndësishme të muzikës shqiptare
Festivali i 65 i Këngës në RTSH, do të zhvillohet në datat 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor 2026. Stafi drejtues i Festivalit të Këngës ka vendosur zyrtarisht datat se kur do të mbahet ngjarja më e rëndësishme e muzikës së lehtë shqiptare në vend.
Zyrtarizimi i kalendarit vjen menjëherë pas përfundimit të fazës së aplikimeve dhe procesit të vlerësimit, i cili ka përzgjedhur 28 këngëtarët konkurrues, ku përfaqësohen emra të njohur të skenës dhe talente të reja nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.
Lista e 28 artistëve pjesëmarrës
Emrat e përzgjedhur për të ngjitur skenën e Festivalit të 65-të janë:
- Adhurim Demiri, Alegra Jaho, Algert Sala, Ana Bushgjokaj, Ardit Çuni, Arsi Bako
- Auron Deva & DJ Sardi, Chip Deva, Djemtë e Detit, Eldis Arrnjeti, Erinda Agolli
- Gigliola Haveriku, Gjergj Jorgaqi, Herva Novaku, Josif Gjipali & Ardita Meni
- Kejsi Jazxhi, Kejsi Tola, Khuba-Shkëlzen Rexhaj, Leandra Godaj, Martina Serreqi
- Michela Paluca, Orgesa Zaimi, Petro Fejza ft. Antonio Papa, Rei Bezhani
- Sara Bajraktari, Sigi Bastri, Vanesa Sono dhe Xhoni Jesku.
Të gjitha këngët pjesëmarrëse u janë nënshtruar kritereve të rrepta teknike dhe artistike. Krijimet janë tërësisht të reja e të papublikuara më parë, me kohëzgjatje deri në 4 minuta dhe me tekst tërësisht në gjuhën shqipe.
Për këtë edicion, rregullorja ka vendosur një standard të ri sa i përket origjinalitetit njerëzor në muzikë.
Rregullorja e këtij edicioni ka ndaluar kategorikisht përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në çdo etapë të krijimit të këngës, duke i dhënë përparësi krijimtarisë njerëzore.
Aplikimet u zhvilluan nga data 22 deri më 27 shtator përmes formularëve zyrtarë online, duke shënuar një interes të lartë nga kompozitorë dhe krijues të muzikës shqiptare.
/rtsh.al/