Sot në emisionin e tretë të Aperi Fest, do të zbulohen të tjera surpriza.
Katër gazetarë të njohur do të vijnë në një bashkëbisedim me Eni Shehun rreth Festivalit të Këngës në RTSH.
Ermira Isufaj, në cilësinë e kryeredaktores së Revistës Class, shumë pranë producentes Alketa Vejsiu, do të zbulojë disa sekrete në lidhje me skenën dhe përgatitjet e Fest’ 58.
Klotilda Harka, Xhani Shqerra dhe Gerta Gixhari zbërthejnë gjithçka nga kënga e veçantë me klarinete e Bojken Lakos në Festival. A është ky një homazh për babanë e tij të ndjerë, Bujar Lako?
Bojken Lako shënon 10 vite pjesëmarrje në Festivalin e Këngës dhe 20 vjetorin që nga hera e tij e parë në këtë skenë. Për të festuar këtë “besnikëri”, ai sjell në versionin live dy nga këngët e tij më të suksesshme, pjesemarrëse në vitet e shkuara në festival.
Mos e humbisni sonte, ora 19:00 – Aperi Fest në RTSH 1 HD!