Festivali i 58-të i Këngës në RTSH është fare pranë. Interesi për këngët dhe jo vetëm, është mjaft i lartë.
Një element mjaft i rëndësishëm i festivalit është edhe skenografia. Ermira Isufaj nga Revista Class, zbulon se skenografia i është besuar disa skenografëve profesionistë nga Italia, që kanë punuar për shumë vite për skenat e festivalit të Sanremo-s.
“Do të jetë diçka gjigante. Do të ketë shumë personalitete të huaja që do t’i bashkohen skenës.”
Të ftuarit specialë që do t’i bashkohen tri netëve të festivalit janë Mahmood, përfaqësues i Italisë në Eurovision 2019, Giusy Ferreri, këngëtare e njohur italiane e ftuar në natën e dytë, dhe Eleni Foureira, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, fituese e vendit të dytë në Eurovision 2018. Festivali do të mbahet në datat 19, 20 dhe 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve