Eurovizion 2020, sonte në RTSH-1 HD nata finale. Arilena Ara pritet të shkëlqej me këngën “Shaj” (“Fall from the sky”)
  • e enjte, 29 tetor 2020

Eurovizion 2020, sonte në RTSH-1 HD nata finale. Arilena Ara pritet të shkëlqej me këngën “Shaj” (“Fall from the sky”)

Vetëm një muaj më parë, kur dukej se gjithshka ishte e pamundur, për shkak se Eurovision në Rotterdam doli me njoftim se ngjarja e madhe muzikore do të anulohej të ishte live, për shkak të shpërthimit të pandemisë globale të COVID-19, organizatorët e Eurovisionit vendosën që ky event ndërkombëtar të mbahet online. Kjo ngjarje e madhe muzikore do të zëvendësojë finalen e këtij edicioni të Festivalit Evropian të Këngës. 41 këngëve të artistëve pjesëmarrës do u bashkohen sonte edhe një sërë performancash të artistëve më të spikatur të edicioneve të kaluara. Secili shtet pjesëmarrës në Eurosong dërgoi klipet e këngëve. Kjo ngjarje e madhe muzikore do të transmetohet sonte nga RTSH-1 HD nën drejtimin e Andri Xhahut, në orën 21:00. Në këtë mënyrë Eurovision 2020 u shndërrua në: Europe Shine A Light. Pritet një mbrëmje plot surpriza, ku muzika do të kthehet në një urë që bashkon popujt. E mes gjithë yjeve që do prezantojnë klipet e tyre, ylli që për ne shkëlqen më fort është pa dyshim Arilena Ara, që do të performojë me këngën “Shaj”, në versionin anglisht “Fall from the sky”, e cila është publikuar edhe në Youtube, së bashku me videoklipin zyrtar. Klipi vë në qendër Arilenën, e cila, sipas tekstit, ka rënë nga qielli dhe është e destinuar të fluturojë. Një mbrëmje plot emocione, që pritet të ngërthejë para ekranit miliona shikues. /rtsh.al