“Shkëlqen si dritë” Eurovision 2020, sonte në RTSH
  • Andia
  • e martë, 19 maj 2020

“Shkëlqen si dritë” Eurovision 2020, sonte në RTSH

Radio Televizionin Shqiptar do të sjellë në mbrëmje një spektakël muzikor i konceptuar si një gjysmëfinale e Festivalit “Eurovision 2020”, por me ndryshimin e vetëm që artistët nuk janë në garë. Shkak është bërë pandemia e koronavirusit i cili ka ndërprerë shumë aktivitete e mes tyre dhe Eurovision 2020.

Të gjithë admiruesit e muzikës evropiane, do të kenë mundësinë të ndjekin të gjjtha këngët të cilat, në kushte normale do te garonin në gjysmëfinalen e parë të Eurovisionit, përfshirë dhe dy shtetet automatikisht të kualifikuara si Gjermania dhe Itala dhe shteti fitues Holanda.

Përveç këngëve pjesëmarrëse, organizatoret kanë premtuar dhe shumë surpriza të tjera!

Në këtë edicion Shqipëria do të përfaqësohej nga Arilena Ara me këngën “Fall From the Sky” e cila fitoi Festivalin e ’58 të këngës në RTSH.

Spektakli do te transmetohet sonte, në orën 21:40 nën drejtimin e Andri Xhahut në ekranin e RTSH 1 HD.