FESTIVALI 59-të i KËNGËS NË RTSH
  • e enjte, 29 tetor 2020

FESTIVALI 59-të i KËNGËS NË RTSH

Aty ku kanë lindur zërat më të mirë Shqiptarë…
Aty ku krijuesit kanë bërë historin…
Aty ku tingujt muzikorë tingëllojnë si askund tjetër…
Aty ku nis flututrimi drejt europës dhe festivalit të madh europian…
Festivali…ëndrra e çdo artisti…

Radio Televizioni Shqiptar fton të gjithë krijuesit dhe interpretuesit të marrin pjesë në konkurim për të qenë pjesmarrës në Festivalin e 59 të këngës. Përzgjedhja e këngëve pjesmarrëse do të kryhet nga komisioni i seleksionimit të këngëve në bazë të dëgjimit të tyre. Konkurentet duhet të dorëzojnë në zyrën festivalit në Radio Tirana ose të dërgojnë në postën elektronike festival@rtsh.al në datat 15 dhe 16 Tetor 2020 këto materiale:

  1. Versionin përfundimtar të këngës të kënduar (wave file).
  2. Versionin përfundimtar të bazës orkestrale.
  3. Tekstin e plotë në formatin word.
  4. Foto të këngëtarit nëse është pjesmarrës për herë të parë në Festival
  5. Biografi e shkurtër artistike e këngetarit (aktiviteti, pjesmarrjet, çmimet etj).

Të gjitha materialet e kërkuara më sipër duhet të jenë përfundimtare. 
(Mos plotesimi i njërit prej elementeve të kërkuar e s’kualifikon këngën nga konkursi i përzgjedhjes).

Ju urojmë suksese.

 

Email: festival@rtsh.al
Facebook: Festivali i kenges ne RTSH
Ju falenderojmë për bashkëpunimin dhe ju urojmë suksese