Pas 28 vitesh, "Zhgënjimi" rikthehet në Festivalin e Këngës
  • e shtunë, 21 dhjetor 2024

Pas 28 vitesh, "Zhgënjimi" rikthehet në Festivalin e Këngës

Pas 28 vitesh, Alma Bektashi ka rikthyer në Festivalin e Këngës një nga këngët që ka mbajtur një vend të veçantë në karrierën e saj, "Zhgënjimi".

Kjo këngë ka kompozim nga Kujtim Laro dhe tekst nga Alqi Boshnjaku. Ajo e interpretoi për herë të parë në vitin 1996, dhe pas kaq shumë vitesh, po e risolli përsëri në një natë plot nostalgji dhe emocione duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut.

“Kam 28 vite pa e kënduar këtë këngë. Në atë kohë ma solli tesktin Alqi Boshnjaku e më tha mësoje, ndërsa e kompozoi Kujtim Laro”, u shpreh ajo.

Ky rikthim ka pasur një kuptim të veçantë për Alma Bektashin, duke sjellë kujtime dhe ndjenja të thella që e lidhin atë me të kaluarën dhe momentet e saj të artit në këtë festival të njohur.

/rtsh.al/