Në vitet e 90-ta për këngëtarët nga Kosova, Ferstivali i Këngës ishte i vetmi vend ku ata promovoheshin edhe në Shqipëri. Naim Krasniqi ishte një nga artistët nga Kosova, i cili arriti të fitojnë zemrat e publikut shqiptarë duke lënë gjurmën e tij.
Krasniqi mori pjesë në Festivalin e Këngës nga vitet 1992 deri në vitin 1995, dhe këndoi disa nga hite të tij të njohura, përfshirë "Shiu i verës", një këngë që pati një sukses të madh dhe e konsolidoi reputacionin e tij si një artist i dashur për publikun shqiptar.
Në një mesazh emocionues, Naim Krasniqi kujtoi momentet më të bukura të pjesëmarrjes në Festivalin e Këngës.
“Unë kam marrë pjesë nga 92-95 dhe kam që në 1995 që nuk kam kënduar më në festivalin e këngës. Kam kujtime shumë të mira në këtë festival dhe jam i lumtur që kam miq të jetës artistët e kombit dhe janë ende shtyllat e vërteta të këtij festivali”, tha ai.
/rtsh.al/