Fest 63 - Alfred Trebicka homazh për poetin që solli revolucionin pas viteve ‘90
  • e shtunë, 21 dhjetor 2024

Fest 63 - Alfred Trebicka homazh për poetin që solli revolucionin pas viteve ‘90

Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Alfred Trebicka, mori pjesë në Fest 63 gjatë Natës Nostalgjike, ku recitoi poezinë "Dëshirë dhe Heshtje" të Ervin Hatibit, një nga poetët më të njohur të pasviteve 1990 që bëri revolucionin në poezinë shqiptare.

Gjatë këtij momenti, Trebicka ndau një kujtim të veçantë, duke treguar se e kishte njohur Hatibin që fëmijë dhe ishin rritur bashkë në të njëjtën mëhallë.

Emri i Ervin Hatibit është i lidhur ngushtë me Festivalin e Këngës përmes grupit Rtifolk, ku poezia e tij "Dëshirë dhe Heshtje", pati një sukses të jashtëzakonshëm në Festivalin e 33-të.

Ky moment i paharrueshëm i poezisë shqiptare shënoi një kulm të rëndësishëm në karrierën e Hatibit dhe mbeti një pjesë e dashur e historisë muzikore shqiptare.

/rtsh.al/