Albina dhe Familja Kelmendi dhuruan shumë energji dhe adrenalinë me këngën e tyre ‘Duje’ në gjuhën shqipe e cila ndezi skenën M&S Bank Arena në Liverpool.
Skenografia dhe veshjet e këngëtarëve ishin një detaj shumë i veçantë dhe i kombinuar në mënyrë perfekte për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë dhe traditën në festivalin më të madh evropian Eurovision 2023.
Këngëtarja Albina dhe Familja Kelmendi kanë zgjedhur ngjyrat e kombit që përfaqësojnë për ti shpalosur në Eurovision 2023 që përveç mesazhit të këngës për një familje të bashkuar treguan dhe dashurinë për vendin e tyre.
Albina dhe Familja Kelmendi janë të renditur të 14 në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2023, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura me miliona shikues.
Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për Shqipërinë me kodin 14 për të provuar sërish emocionet e forta që përcolli Albina dhe Familja Kelmendi me këngën përfaqësuese në natën finale që do të mbahet më 13 maj.
Këtë ngjarje muzikore të ndjekur në të gjithë Europën dhe me gjerë mund ta ndiqni në një transmetim ekskluziv në RTSH1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë.
/rtsh.al/