Nis gjysmëfinalja e dytë e Eurovizionit, sytë e shqiptarëve nga Albina dhe Familja Kelmendi
  • e enjte, 11 maj 2023

Nis gjysmëfinalja e dytë e Eurovizionit, sytë e shqiptarëve nga Albina dhe Familja Kelmendi

Muzikë dhe kartolina nga vende të ndryshme pjesëmarrëse në Eurovision 2023, kështu ka nisur gjysmëfinalja e dytë e koncertit më të madh të muzikës europiane.

Duke qenë besnike ndaj sloganit të këtij viti “United by Music” kartolinat kanë për qëllim të përfaqësojnë unitet.

16 këngë nga vende të ndryshme do të performojnë në skenën e M&S Bank Arena në Liverpool, Britani e Madhe, ku vetëm 10 prej tyre do të kalojnë në finale janë Danimarka, Armenia, Rumania, Estonia, Belgjika, Qipro, Islanda, Greqia, Polonia, Sllovania, Gjeorgjia, San Marino, Austria, Shqipëria, Lituania, Australia.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje” me numrin 14 e cila do të përformojë në orën 22:10 me orën lokale dhe  mund të kalojë garën për në natën finale vetëm nëpërmjet votimit të publikut i cili bëhet i mundur rreth orës 22:24 me orën lokale.

Aktualisht dihen 16 finalistët e parë, ku 10 vende kaluan gjysmëfinalen e parë që ishin Kroacia, Moldavia, Zvicra, Izraeli, Finlanda, Çekia, Portugalia, Suedia, Serbia, Norvegjia. Ndërsa 6 vendet si Franca, Italia, Anglia, Gjermani, Spanja dhe Ukraina shkojnë automatikisht në finale.

Këtë ngjarje muzikore të ndjekur në të gjithë Europën dhe me gjerë mund ta ndiqni në një transmetim ekskluziv në RTSH1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë.

/rtsh.al/