Informacion i rëndësishëm mbi aplikimin dhe materialet që krijuesit duhet të dorëzojnë për festivalin e 63-të, të këngës në RTSH.
  • e mërkurë, 7 gusht 2024

Informacion i rëndësishëm mbi aplikimin dhe materialet që krijuesit duhet të dorëzojnë për festivalin e 63-të, të këngës në RTSH.

Të nderuar krijues dhe interpretues!  Për pjesmarrjen tuaj në garën seleksionuese të festivalit të 63- të të këngës në RTSH, ju duhet të dërgono krijimet tuaja (këngët) me email në datat 27- 28 dhe 29 shtator .
 
-Këngët duhet të dorëzohen  në emailin zyrtar:  festivali63@rtsh.al
 
Në këtë email duhet të dërgoni:
 
-Këngën e plotë në formatin mp3 .
-Orkestralen bashkë me zëra shoqërues në formatin mp3 .
-Tekstin (poezinë) e këngës në formatin word.
-Minutazhi i këngës konkuruese nuk duhet t’i kalojë 4 Minuta.
-Duhet të shkruani emrat e autorëve të këngës konkuruese (kompozitori, poeti, orkestruesi, producenti realizues dhe studio realizuese).
-Autorët e këngës duhet të jenë shqiptarë.
-Kompozitori lejohet të prezantojë në festival vetëm 1 KËNGË
-Fotografi të artistit apo grupit performues nëse merr pjesë për herë të parë në festivalin e RTSH-së.
-Artisti performues (këngëtari) duhet të ketë mbushur moshën 16 vjeç.
-Numër kontakti dhe email për komunikim direkt me stafin e festivalit.

Të nderuar krijues, pasi të keni dërguar emailin, ju do të merrni konfirmim për dorëzimin me sukses të materialeve tuaja konkuruese.

VEMENDJE: Krijimet që do të paraqisni duhet të jenë të reja e të papublikuara më parë, në asnjë forme e format!

Stafi i organizimit dhe drejtimit të festivalit të 63-të, në RTSH ju uron krijimtari të mbarë dhe suksese!