Në pritje të Fest 63, artistët flasin për emocionet dhe ambicien për Eurovizion
  • e martë, 17 dhjetor 2024

Në pritje të Fest 63, artistët flasin për emocionet dhe ambicien për Eurovizion

Në prag të Festivalit të 63-të të Këngës në RTSH, për shumë prej artistëve pjesëmarrës, përveçse një privilegj, interpretimi i drejtpërdrejtë përkrah Orkestrës së RTSH-së është përgjegjësi.

Lista e artistëve që do të përformojnë në dy netët e para nuk ka kufij gjeografikë, ndërsa pjesëmarrja arbëreshe është gjithashtu pjesë e këtij eventi të rëndësishëm.  

Disa nga artistët thonë se rikthimi nuk është vetëm në aspektin personal, nga këngëtar në kantautor, por si një ambicie e madhe drejt Eurovizionit.

Dua qe të biografinë time të jetë hera e katërt që luaj në Orkestrën Simfonike”, tha Devis Xherahu.

“Pres ta shijoj dhe të kënaqem në skenë”, tha Endrik Beba.

Në momentin që Vesa Smolica merr pjesë në një festival të caktuar, sigurisht që synon vendin e parë”, tha këngëtarja.

Për atë qëllim kam ardhur, normalisht që shpresoj”, tha Mal Retkoceri.  

Kjo ngjarje e rëndësishme artistike premton surpriza për katër ditë radhazi duke nisur nga nata e parë, në të cilën do të ketë dy të ftuar specialë: reperi shqiptar Noizy, si dhe Slimane, këngëtari i famshëm francez, i cili vjen me një tjetër surprizë për publikun shqiptar, pas suksesit ne Eurovizon me hitin "Mon Amour".

Gazetare: Elda Lamja

/rtsh.al/