Këngëtari i njohur italian, Umberto Tozzi ka elektrizuar skenën e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar duke interpretuar disa prej këngëve të njohura të repertorit të tij.
Fillimisht Tozzi është prezantuar për publikun nga aktori i humorit Xhuliano Dule, ndërsa ka shprehur edhe dëshirën për të zhvilluar një koncert live në Shqipëri.
“Kam shumë qejf të bëj një koncert live në Shqipëri”, u shpreh Tozzi para publikut.
Tozzi nuk harroi të përmendë edhe disa nga artistët shqiptarë që kanë bërë emër në skenën e muzikës italiane.
“Unë njoh këngëtarët shqiptarë si të madhen Ana Oksa dhe të madhin Ermal Meta, që e mendoja fillimisht se ishte italian”, tha Tozzi.
Më pas këngëtari i njohur italian këndoi disa nga këngët më të spikatura të tij si ‘Ti Amo’ dhe ‘Gloria’.
/rtsh.al/