"Çmendur" – Mal Retkoceri fiton çmimin e parë në Fest 62
  • e diel, 24 dhjetor 2023

"Çmendur" – Mal Retkoceri fiton çmimin e parë në Fest 62

Mal Retkoceri është fitues i çmimit të parë në Festivalin e 62 të këngës në RTSH me këngën "Çmendur". Mes emocionesh ai u shpreh pas ngritjes së kupës së Festivalit se ndjehet shumë i vlerësuar nga çmimi. 

Shumë faleminderit, shumë faleminderit jurisë. Këngën e kam bërë prej zemrës. E kam interpretuar prej perspektivës së një personi që e dua shumë, prej nënës sime. E kam shkruar për të gjithë ata persona që janë të shkelur prej personave të tjerë dhe që i përdorin për sende personale të tyre. E mira dhe e vërteta, del,” u shpreh Retkoceri.

Çmimi i dytë i Festivalit u fitua nga Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”. Pas marrjes së çmimit Gjoci deklaroi se ndihej shumë i emocionuar.

Faleminderit shumë. Kemi qenë një grup që e kemi bërë këngën me shumë dashuri,” u shpreh Gjoci.

Ndërsa këngëtari Shpat Deda fitoi çmimin e tretë me këngën “S’mund t'fitoj pa ty”.

Ai shprehu shumë falenderim për vlerësimin që i dha juria.

Jam i emocionuar. Falenderoj edhe Orkestrën e RTSH-së, si dhe audiencën time që më ka ndjekur ndër vite,” tha Deda.  

/rtsh.al/