Fest 62 për gjithë shqiptarët, do të transmetohet edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
  • e mërkurë, 20 dhjetor 2023

Fest 62 për gjithë shqiptarët, do të transmetohet edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Festivali i 62 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të arrijë tek çdo shqiptar kudo në botë. Katër netët e Festivalit do të transmetohen drejtpërdrejt në RTSH1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë. Ndërsa në Radio 2 dhe RTSH 24, çdo mbrëmje do të transmetohet një emision i dedikuar, ku këngëtarët dhe artistët pjesëmarrës do të ndajnë emocionet e tyre pas performancës në skenën magjike.

Ndërkohë tri netët e para të Fest 62 do të kenë mundësi t’i ndjekin drejtpërdrejt edhe teleshikuesit nga Kosova përmes valëve të kanalit muzikor të RTK dhe nata finale do të transmetohet në kanalin kryesor të Radio Televizionit të Kosovës.

Po ashtu nata finale do të transmetohet drejtpërdrejtë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe do të vijë përmes valëve të kanalit të dytë maqedonas, atij në gjuhën shqipe, TVM.

/rtsh/