Festivali 62 i Këngës, shpallen artistët pjesëmarrës në ngjarjen muzikore të vitit
  • e martë, 17 tetor 2023

Festivali 62 i Këngës, shpallen artistët pjesëmarrës në ngjarjen muzikore të vitit

Radiotelevizioni Shqiptar ka shpallur listën e këngëve pjesëmarrëse në ngjarjen muzikore të vitit: Festivali 62 i Këngës në RTSH.

Interpretuesit e muzikës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Suedia, Italia, SHBA-ja dhe diaspora e gjerë aplikuan me mbi 80 krijimet e tyre cilësore.

Teksti dhe harmonia muzikore janë elementet që do të vlerësohen tani nga një juri prestigjioze gjatë netëve të fundvitit, siç ka qenë standardi nga viti 1962, kur Festivali kurorëzoi Vaçe Zelën për herë të parë.

Lista e shumëpritur e Artistëve të përzgjedhur për Edicionin 62 të Festivalit të Këngës:

  • Besa Krasniqi – Esenciale
  • Eldis Arrnjeti – Një kujtim
  • Elsa Lila – Mars
  • Erina dhe The Elementals – Jetën n'Skaj
  • Jasmina Hako – Ti
  • Jehona Ponari – Evol
  • Olimpia Smajlaj – Asaj
  • Sergio Hajdini – Uragan
  • Shpat Deda – S'mund të fitoj pa ty
  • Tri Gjoci – Në ëndërr
  • Martina Serreqi – Vetëm ty
  • Big Basta dhe Vesa Luma – Mbinatyrale
  • Festina Mejzini – Melos
  • Mal Retkoceri – Çmendur
  • Michela Paluca – Për veten
  • Santino De Bartolo – Dua të rri me ty
  • Stivi Ushe – Askush si ty
  • Kleansa Susaj – Pikturë
  • Kejsi Tola – Vallëzoj me Dritën
  • Kastro Zizo – 2073
  • Andi Tanko – Herë pas here
  • Anduel Kovaci – Nane'
  • Arsi Bako – Zgjohu
  • Besa Kokëdhima – Zemrën n'dorë
  • Bledi Kaso – Çdo gjë mbaroi
  • Melodajn Mancaku – Nuk jemi ne
  • Olsi Ballta – Unë
  • Troy Band – Horizonti i ëndrrave
  • Samanta Karavello – N'majë
  • Luan Durmishi – Përsëritja
  • Sardi Struga – Boshatisur

FESTIVALI 62 JU URON SUKSESE!

Drejtori artistik, Bojken Lako, tha se këtë vit procesi i përzgjedhjes ka ardhur me risi.

Këtë vit këngët janë dëgjuar me numra, jo me emra autorësh, kompozitorësh dhe krijuesish që votimi të ishte sa më i drejtë dhe sa më i pandikueshëm.”

Drejtori Lako thekson se rrymat muzikore pjesëmarrëse janë nga më të larmishmet, por pa i ikur tabanit shqiptar.

Festivali i Këngës është eventi më i rëndësishëm i muzikës shqiptare që organizohet nga Radiotelevizioni Shqiptar çdo vit që prej vitit 1962. Festivali përcakton përfaqësuesin shqiptar në ngjarjen më të rëndësishme të muzikës evropiane, në Eurovizion, që nga viti 2004.

/rtsh.al/