Studiot e programeve radiofonike dhe televizive të RTSH-së janë çelur të gjitha për promovimin e këngëve pjesëmarrëse në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës.
Gjatë kësaj jave në studion e Radio Tiranës, me gazetarin dhe moderatorin Andri Xhahu, ishin të ftuar, Anxhela Peristeri, Gigliola Haveriku, Wendi Mancaku, Inis Neziri, ndërsa në studion e “Mirëmëngjes Shqipëri” me drejtuesit Oralda Lahe e Florian Zyka, ishte këngëtarja Era Rusi.
Stafi i Festivalit falënderon gjithashtu mediat e tjera, për vëmendjen dhe hapësirën që i dedikon Festivalit, sepse pavarësisht se është prodhim i Radio Televizionit Shqiptar, u përket të gjithëve.