Stafi i edicionit të 59-të, të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, të premten, datë 6 nëntor 2020, ora 11.00, do të kryejë një takim me autorët dhe interpretuesit e këngëve konkurruese në Fest ‘59, ku do të shpaloset platforma dhe rregullorja e këtij edicioni.
Takimi do të kryhet në mjediset e RTSH-së.
Burime nga Radio Televizioni shqiptar bëjne me dije se këtë vit Festivali i Kënges do të mbahet në kushte të veçanta të pandemise, duke respektuar rregullat e përcaktuara anticovid nga Ministria e Shëndetësisë.
Ende nuk është njoftuar vendi se ku do të zhvillohet eventi, numuri i netëve, apo juria e Festivalit.
Shumë prej këtyre pyetjeve miqtë dhe dashamirësit e shumtë të Festivalit të Kënges do t'i marrin përgjigje të premten.