Kjo periudhë e vitit përkon gjithmonë me nisjen e përgatitjeve për festën më të madhe të muzikës në vend, atë të Festivalit të Këngës në RTSH. Janë orët e fundit të sistemimit të studiove e mjediseve ndihmëse ku 26 interpretuesit e këtij edicioni do të zhvillojnë provat për të fituar sigurinë e prezantimit përballë publikut në netët tradicionale të dhjetorit të festave dhe Festivalit.
- e enjte, 12 nëntor 2020