Kënga “Duje” e Albina dhe Familjes Kelmendit është renditur mes këngëve më të klikuara të janarit në Eurovision. Performanca e përfaqësueses shqiptare është e 10 në listën prej 20 performancave më të dëgjuara, të publikuara në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest. Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqiëprinë në Eurovision 2023, teksa duket se tashmë “Duje” ka zënë vend edhe në zemrat e publikut ndërkombëtar.
Pjesë e kësaj liste të Eurovision është edhe një tejtër këngëtar shqiptar, i cili në fakt është renditur i dyti si performanca më e dëgjuar. Bëhet fjalë për Luiz Ejllin me këngën e tij “Zjarr e Ftohtë” me të cilën përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2006. Luiz Ejlli është bërë kryefjala e mediave kohët e fundit, kjo për shkak të protagonizmit të tij në një reality show.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u hodh edhe shorti, ku u përcaktua se Shqipëria do të këndojë në natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2023 që do të zhvillohet në Liverpool, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë.
/rtsh.al/