Nga Andi Vrapi
Festivali i 58-të i Këngës që do të ndezë motorrët e tij të enjten e 19 dhjetorit, do të jetë një prej eventeve më të mëdhenj të muzikës shqiptare në këto vite, që i është besuar dyshes Vera Grabocka – Alketa Vejsiu.
Jo vetëm qasje ndaj rrymave të reja muzikore dhe artistëve më “IN” të kohës, por ky edicion, siç është shprehur edhe drejtuesja e festivalit, Alketa Vejsiu, do të jetë një celebrim edhe i së shkuarës të pasur të këtij festivali.
Gjatë 3 netëve të festivalit do të kujtohen të gjithë ato emra që kanë bërë historinë, jo vetëm të Festivalit të Fundvitit, por edhe të muzikës shqiptare.
Në skenën e Festivalti këtë vit do të ngjitet për herë të parë pas shumë dekadash edhe artistja e mirënjohur, Lindita Theodori.
E larguar prej vitesh drejt Londrës, Mjeshtrja e Madhe e Muzikës pritet të jetë krah Alketa Vejsiut në një prej netëve të festivalit për të na dhënë një “shije” të Festivalit të 11-të të Këngës, por edhe të gjithë karrierës së saj ndër vite.
Theodori nuk do të jetë e vetmja artiste e asaj kalibri që do të nderojë skenën e Festivalit të Këngës, por të gjitha do t’i mësoni në datat 19, 20 dhe 22 dhjetor në Pallatin e Kongresve.
Nxitoni të merrni biletat tuaja sepse nuk do të donit të humbisnit eventin e dekadës!
- e diel, 15 dhjetor 2019