E ftuara e autores dhe moderatores Dojna Mema këtë të shtunë ka qenë këngëtarja Sara Bajraktari. sot Sara konkurron në Festivalin e Fundvitit në RTSH me këngën “Ajër”.
Gjatë intervistës me Dojnën, Sara është pyetur se kujt i është dedikuar kjo këngë, nëse është për ndonjë person të veçantë. “Për mua po, është një dedikim nga ajo u nisa. Por nga njerëzit e tjerë mund të perceptohet ndryshe mund të jetë për mamin, motrën, vëllain, për babin mund të merret edhe si këngë dashurie. Për mua nuk ka lidhje me histori dashurie është personale”- ka thënë Sara, duke nënkuptuar se është një këngë mjaft personale dhe familjare. Gjithsesi, ndoshta do ta zbulojmë personin që i është dedikuar gjatë netëve të festivalit.