Evi Reçi e ftuar në programin e gazetarit dhe moderatorit Andri Xhahu, është shprehur se ka dëgjuar pesë këngë të zhanreve të ndryshme deri sa mbërriti te kënga përfundimtare.
“E kam menduar që në verë pjesëmarrjen në festival. Edhe pse më vjen keq që nuk do përjetoj emocionet e të kënduarit bashkë me Orkestrën."
Evi Reçi zbuloi se në skenë do të jetë e shoqëruar nga e ëma, e cila ështe violonçeliste pranë Orkestrës së RTSH.
"Do të jetë gjithmonë një pjesë e Orkestrës tek unë. Natën e parë kemi menduar që të jemi bashkë në skenë. Në fakt kjo ka qenë ideja fillestare, e më pas u realizua kënga."
Intervistën e plotë mund ta dëgjoni këtu