Një performancë elektrizuese ka dhuruar Indrit Mesiti dhe grupi i tij në skenën e Pallatit të Kongreseve. Ata sollën në Fest 62 këngën “word of change”, duke i bërë të gjithë të pranishmit në sallë të kërcejnë nën ritmet e muzikës rrok.
Mesiti, njëkohësisht edhe anëtari i jurisë shpjegoi se kënga flet për politikanët që bëjnë shumë premtime, por kur vjen momenti për t’i mbajtur, shmangen me justifikime.
/rtsh.al/