NOS, radio televizioni hollandez, ka zbuluar më dt. 1 Prill se një audiencë prej 3,500 spektatorësh mund të marrin pjesë në netët e festivalit, në Maj, nëse rrethanat do ta lejojnë. Prandaj, jemi duke iu afruar një festivali me prani të kufizuar spektatorësh.
Publiku do të lejohet të marrë pjesë në Rotterdam Ahoy nëse rrethanat do ta lejojnë. Qeveria hollandeze do të donte ta organizonte ngjarjen ashtu siç quhet tashmë “fushë-laborator”, një test praktik për të kuptuar sesi ngjarje të mëdha mund të behen në mënyrë të sigurtë dhe të përgjeshme dhe me spektatorë.
Të nënta shfaqjet, 6 provat, 2 gjysmë filnalet, dhe finalja e madhe mund të presin deri në 3,500 spektatorë secila. Ata duhet të kenë një test negativ. Kjo është gjysma e spektatorëve që priteshin vitin e kaluar.
Në muajt e fundit, komiteti organizator ka punuar në katër skenarë sesi mund të mbahet festivali. Fokusi ka qenë për t’i sjellë të 39 shtetet në Hollandë, me masa të gjera sigurie dhe një program testimi.
Komiteti është I kënaqur me njoftimin e bërë: spektatorë nëse rrethanat e lejojnë.
Sietse Bakker (Mbikqyrës I Festivali Evropian 2021) thotë:
"Fakti që ne tani kemi mundësinë të hapim skenarin për një festival përsëri me spektatorë, është një gjë që vetëm mund ta ëndërronim. Ne u jemi mirënjohës qeverisë dhe agjensisë së re Field Lab për këtë perspektivë dhe besimin që na dhanë." |
Përgjigjja e EBU-së
EBU I përgjigjet njoftimit të qeverisë hollandeze për të lejuar publikun, nësë rrethanat do ta lejonin.
Martin Osterdahl (Mbikqyrësi ekzekutiv I festivalit nga EBU ) thotë:
"Ne e mirëpresim vendimin e qeverisë hollandeze dhe mundësinë për të ftuar "tifozët" e festivalit për të na u bashkuar teksa kthehemi me festivalin në Maj. Ne do të vlerësojmë mundësitë që kemi tani dhe do të njoftojmë më shumë detaje në javët që vijnë, sesi në mënyrë të sigurtë, do të presim spekatorët në arenën Ahoy të Roterdamit, nëse situata do ta lejojë. Shëndeti dhe siguria e atyre qe marrin pjesë mbetet në krye të listes së gjërave të rëndësishme. Siç është njoftuar edhe më parë, të gjithë delegacionet, artistët dhe ekipet e prodhimit do të ndjekin një protokoll të rreptë dhe nuk do të vihen në kontakt me publikun për asnjë arsye." |
Roterdami është I kënaqur me zhvillimet
z. Alderman Kasmi (Kryetari I Bashkisë së Rotterdamit) thotë:
"Ky është një lajm shumë I mirë! Tani për tani ne mund të përgatitemi për nëntë shfaqjet, ku edhe pse të kufizuar, spektatorët mund të jenë të pranishëm. Sa mirë që do të ketë dashamirës qe do e ndjekin shfaqjen nga kaq afër. Diçka që unë nuk guxoja as ta ëndërroja. Më bëhet qejfi që qeveria e shprehu këtë ambicie. Si një vend mikpritës Roterdami është gati ta bëjë këtë të mundur në një mënyrë të sigurtë, bashkë me EBU dhe gjithë radiotelevizionet. Tani numërimi mbrpasht ka nisur për një festival të paharrueshëm." |
Qartësimi gjatë ditëve të ardhshme
Në javët që vijnë, Komiteti Organizator I Festivalit do të duhet të hedhë më shumë dritë dhe të japë më shumë sqarime për mënyrën sesi publiku do të mund të marrë pjesë në shfaqjet nga 18-22 Maj dhe sesi do të behet shitja e biletave. Kjo do të bëhet në konsultim të ngushtë me EBU, Bashkinë e Rotërdamit dhe qendrën e aktiviteteve Roterdam Ahoy.
Ministri në ikje i Medias, Slob I tha gazetës De Telegraff se fundi I Prillit do të vendosë nëse Festivali do të mund të vazhdojë i sigurtë drejt kësaj rruge. Nëse virusi mbizotëron sërisht, ekziston mundësia që shikuesit ta ndjekin përmës televizorit. Gazeta gjithashtu njofton se, për shkak të kufizimeve të udhëtimit, vetëm shikuesit vendas janë të mirëpritur.
Festival në kohë të koronës
Festivali duhet të ishte zhvilluar vitin e shkuar, në Rotërdam, por u anullua për shkak të shpërthimit botëror të virusit Korona. Në vend të tij u përgatit një program zëvendësues me këngë nga të gjitha vendet pjesmarrëse.
Ka patur disa teste praktike kohët e fundit. Një fushë-laborator ishte p.sh: ndeshja Hollandë-Lituani në të cilën morrën pjesë 5,000 spektatorë. Në të shkuarën festivale, konferenca dhe shfaqje variete në Hollandë janë organizuar me qëllim eksperimental, me objektivin për të zbuluar sesi këto ngjarje mund të bëhen të papërshkueshme nga virusi, përsëri.
Burimet: EBU, NOS, NPO, AVROTROS, eurovision.tv