Fest 62, mbyllet nata e dytë, jo vetëm muzikë dhe spektakël, por edhe mesazhe sensibilizuese
  • e enjte, 21 dhjetor 2023

Fest 62, mbyllet nata e dytë, jo vetëm muzikë dhe spektakël, por edhe mesazhe sensibilizuese

Nata e dytë e Fest 62 ka shënuar një kulminacion jo vetëm në aspektin e muzikor, por edhe të performancës së të 15 këngëtarëve, të cilët dhuruan plot emocione me interpretimin e tyre skenik, por edhe kolore vokalesh.

Mbrëmja ka qenë spektakolare jo vetëm për shkak të këngëve të paraqitura, por edhe prej të ftuarve të veçantë, të cilët e bënë mbrëmjen e Festivalin mbarë shqiptarë një mbrëmje e cila do të mbetet gjatë në kujtesën e spektatorëve në sallë si dhe teleshikuesve në mbarë Shqipërinë.

E veçanta e kësaj mbrëmje ishte dhe fakti se ajo nuk pati vetëm spektakël, muzikë, humor, por edhe mesazhe sensibilizuese për të mbrojtur natyrën e sidomos ujërat e deteve, liqeneve dhe lumenjve, të cilat e bëjnë Shqipërinë një vend të bekuar.

Me 15 këngët e interpretuara në natën e dytë të Fest 62 është plotësuar edhe mozaiku i 31 këngëve pjesëmarrëse në Festival. Po ashtu, kjo natë e dytë hapi edhe televotimin, ku qytetarët mund të votojnë për këngën e tyre të preferuar, ndërsa më e votuara do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

E ndërsa Festivali mbylli sonte natën e dytë, nesër bëhemi gati për të kënduar e kërcyer me natën speciale të nostalgjisë që do të ngjisë në skenë emrat më të mirënjohur të muzikës shqiptare.

/rtsh.al/