Tani që kanë kaluar ethet e para të Festivalit të Këngës në RTSH dhe po afron finalja, 31 konkurrentët pjesëmarrës në edicionin e 62-të janë në pritje të vlerësimit nëpërmjet televotimit.
Procedura e evotimit u njoftua mbrëmë gjatë natës së dytë të Festivalit, kur performuan edhe 15 garuesit e fundit.
Të drejtën e votës me SMS e ka i gjithë publiku shqiptar nga Shqipëria dhe Kosova.
Për të votuar interpretuesin e preferuar mjafton të dërgohet një SMS në numrin 56789 për votuesit nga Shqipëria.
Shqiptarët në Kosovë mund të votojnë këngëtarin më të pëlqyer duke dërguar një mesazh telefonik SMS në numrin 55789.
Më poshtë gjeni kodin përkatës për secilin prej konkurrentëve që synojnë çmimit e madh të eventit muzikor të vitit, Festivali 62 i Këngës në RTSH.
/rtsh.al/