FESTIVALI I 60-të njofton fazën e përzgjedhjes
  • e premte, 2 korrik 2021

FESTIVALI I 60-të njofton fazën e përzgjedhjes

RTSH fton të gjithë krijuesit dhe interpretuesit të marrin pjesë në konkurim për t'u bërë pjesëmarrës të Festivalit të 60-të të Këngës në RTSH.
Për të marrë pjesë në përzgjedhje kërkohet:

  • Versioni final i kënduar i këngës.
  • Versioni final i instrumentales me dhe pa zërat shoqërues (backing vocals)
  • Teksti i plotë i këngës.
  • Emrat e autoreve te kenges, poeti dhe kompozitori
  • Foto dhe profil/biografi  e këngëtarit apo grupit përfshirë aktivitete, çmime e veçantí të tjera.

Mungesa e njërës prej kërkesave mund t'ju bëj të pavlefshëm për përzgjedhjen.

Mënyra e aplikimit është duke dorëzuar dosjen pranë stafit të Festivalit në Radio Tirana

ose duke e dërguar në postën elektronike:  festival@rtsh.al

Afati i pranimeve deri më datë 15 tetor 2021