Festivali i 62-të, “Natën e Nostalgjisë” artistët pjesëmarrës performojnë këngët që kanë bërë histori
  • e mërkurë, 13 dhjetor 2023

Festivali i 62-të, “Natën e Nostalgjisë” artistët pjesëmarrës performojnë këngët që kanë bërë histori

Nata e tretë e Festivalit të Këngës në RTSH do të jetë padyshim magjike. E cilësuar si “Nata e Nostalgjisë”, mbrëmjen e 21 dhjetorit artistët pjesëmarrës në këtë edicionin e 62-të të festivalit do të ngjisin në skenë këngët që kanë bërë histori.

Pjesë e performancave të Natës së Nostalgjisë do të jenë edhe këngët e huaja që kanë lënë gjurmë në festivalin evropian të këngës, të cilat do të performohen nga këngëtarët debutantë në festivalin e 62-të të këngës në RTSH.

“Kemi shumë materiale një natë speciale e mbushur me të ftuar, gjëja që më pëlqen më tepër janë të rinjtë që kapin mikrofonin dhe këndojnë sikur kanë gjithë jetën në skenë. Nivelin e kanë shumë të mirë”, tha Elton Deda

Ajo që spikat këtë festival është pjesëmarrja e artistëve të rinj. Festivali I 62-të I Këngës në RTSH është vetëm 6 ditë larg. Në të marrin pjesën 31 këngëtarë, mes tyre 17 debutantë.

/RTSH/