Gigliola Haveriku: "Bashkëpunimi me kompozitorin Endrit Shani nisi kur isha pjesë e spektaklit "Këndo këngën time" dhe më kishte dëgjuar duke kënduar. Pas realizimit të këngës, vendosëm një javë përpara se të mbylleshin aplikimet, ta dorëzonim për konkurrim. Kënga flet për dëshirën për të qenë plotësisht të lirë, veçanërisht në këtë situatë në të cilën ndodhet e gjithë bota. Doja që çdokush ta gjejë veten në këtë tekst, secili sipas përjetimit dhe konceptit që ka për lirinë." Në lidhje me performancën, Gigliola zbuloi se do të jetë një paraqitje plot pathos me elementë të shtuar në skenë.
Intervistën e plotë mund ta dëgjoni duke klikuar këtu